Maqedonia
Familjarët e viktimave në aksidentin e Bllacës kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit, angazhohet avokat
Familjarët e tre personave që humbën jetën në aksidentin tragjik në segmentin e papërfunduar të autostradës Bllacë–Shkup kanë angazhuar avokatin Arianit Koci për të kërkuar sqarime dhe përgjegjësi për rrethanat që çuan në humbjen e tyre.
Sipas avokatit Koci, familjarët së bashku me të kanë kërkuar informacione nga Policia e Maqedonisë së Veriut, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje konkrete lidhur me hetimet. Ai ka ngritur disa pyetje rreth ndërtimit dhe sigurisë së këtij segmenti rrugor, duke kërkuar të dihet se kush e ka ndërtuar, kush ka qenë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe pse një rrugë e mbyllur për qarkullim nuk ishte e bllokuar fizikisht.
Koci ka theksuar gjithashtu se familjarët janë detyruar të mbulojnë vetë shpenzimet prej 2 mijë e 800 eurosh për transportin e trupave të viktimave drejt Kosovës, duke vlerësuar se ky obligim duhej të mbulohej nga institucionet shtetërore, raportkn alsat përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë, Prokuroria Publike ende nuk ka bërë të ditura detaje nga hetimi dhe nuk ka treguar nëse ka persona të dyshuar apo nëse janë marrë në pyetje zyrtarë të institucioneve përgjegjëse. Nga Prokuroria kanë deklaruar vetëm se në këtë rast po vazhdojnë veprimet hetimore sipas urdhrave të prokurorit publik.
Aksidenti ndodhi më 18 korrik, kur Naim Tërnava, së bashku me bashkëshorten e tij Xhenet Tërnava, kishte marrë nga Aeroporti i Shkupit motrën e tij Fatmire Shabanin. Gjatë kthimit, automjeti i tyre hyri gabimisht në një pjesë të papërfunduar të autostradës pranë Bllacës, ku më pas doli nga rruga dhe ra në greminë.
Trupat e viktimave u gjetën rreth 24 orë pas aksidentit, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetim.
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë Shoferi me targa gjermane u identifikua pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ndërsa zgjodhi... -
Fluks në kufijtë e Kosovës, pritjet arrijnë deri në 90 minuta -
Itali
Shqiptarja Mikela Skandaj shpallet nënkampione bote në karate me Italinë -
Itali
19-vjeçari shqiptar humb jetën në ditëlindjen e tij pas një aksidenti në Itali -
Belgjikë
Dy shqiptare në garë për kurorën e Miss Belgium 2027
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave













