Shqipëria
Shqipëria po renditet mes vendeve me numrin më të lartë të turistëve në raport me popullsinë
Shqipëria po pozicionohet gjithnjë e më shumë si një nga vendet me fluksin më të madh turistik krahasuar me numrin e banorëve të saj. Këtë e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se ky zhvillim është rezultat i një pune të vazhdueshme dhe jo një arritje e rastësishme.
Sipas ministrit, rritja e numrit të vizitorëve është ndikuar nga investimet në infrastrukturë, zgjerimi i kapaciteteve aeroportuale, përmirësimi i rrugëve, shtimi i lidhjeve ndërkombëtare, promovimi i vendit dhe ngritja e standardeve në sektorin e shërbimeve.
Gonxhja u shpreh se Shqipëria tashmë po forcon identitetin e saj si një destinacion konkurrues turistik në rajonin e Mesdheut, ndaj ruajtja e imazhit të sigurisë dhe stabilitetit mbetet një përgjegjësi e rëndësishme.
Ai nënvizoi se turizmi nuk përbën vetëm një tregues të rritjes ekonomike, por është një sektor që siguron të ardhura për mijëra familje, krijon vende pune, nxit sipërmarrjen dhe luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit.
Duke iu referuar zhvillimeve sociale dhe politike, ministri theksoi se e drejta për protestë është pjesë e demokracisë, por format e saj duhet të marrin parasysh edhe ndikimin që mund të kenë te qytetarët, bizneset dhe perceptimi i turistëve apo investitorëve të huaj.
Sipas Gonxhës, besimi i fituar nga Shqipëria në tregjet ndërkombëtare është rezultat i viteve të reformave dhe investimeve të koordinuara. Për këtë arsye, ai vlerësoi se turizmi duhet parë si një pasuri kombëtare që kërkon angazhim, kujdes dhe përgjegjësi nga të gjithë aktorët publikë e privatë.
E-Diaspora
-
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh Nga 18 deri më 20 shtator 2026 në Spezzano Albanese mbahet takimi që feston historinë, artin,... -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











