Për shkak të valës së vazhdueshme të të nxehtit, shumë njerëz po kërkojnë strehim në male për t’u freskuar. Që nga fillimi i sezonit në fillim të majit deri në fund të qershorit, ka pasur pesë për qind më shumë vizitorë në pushimoret malore të Zvicrës krahasuar me vitin e kaluar, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, vizitorët tregojnë një strukturë të ndryshme me ata në vitet e tjera, sipas Berno Stoffel, drejtor i teleferikëve të Zvicrës. Për shembull, në këtë vit ka 40 për qind më pak vizitorë nga India.
Klubi Alpin Zviceran (SAC) po tregon gjithashtu performancë të mirë, shkruan srf.ch. Vitin e kaluar ai ka shënuar një verë rekord. Edhe ky vit duhet të jetë shumë i mirë, thotë Bruno Lüthi, kreu i operacioneve të shtëpizave malore të pushimit.
Përafërsisht 80 për qind e mysafirëve të tyre janë zviceranë; vizitorët e huaj janë kryesisht nga vendet fqinje.