Kosova
Kosova do të përfaqësohet me tetë boksierë në turneun ndërkombëtar të Sarajevës
Federata e Boksit e Kosovës po vazhdon aktivitetet e saj në garat ndërkombëtare, ndërsa radhën e ka pjesëmarrja në turneun prestigjioz të boksit “Mustafa Hajrulahoviç – Talijan”, i cili do të mbahet në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës nga 28 korriku deri më 1 gusht 2026.
Në këtë kompeticion, ekipi përfaqësues i Kosovës do të garojë me tetë boksierë, të cilët do të synojnë rezultate sa më të mira dhe do të prezantojnë vendin në kategoritë përkatëse.
Pjesë e ekipit kosovar do të jenë:
Bashkim Bajoku (55 kg)
Shpëtim Bajoku (70 kg)
Taulant Jakupi (85 kg)
Riad Isufi (55 kg)
Lindor Shala (65 kg)
Erdi Aliu (65 kg)
Ensar Badallaj (70 kg)
Flori Tarani (75 kg)
Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga trajneri Shefki Bogujevci, ndërsa gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli do të jetë përgjegjës për ndarjen e drejtësisë në këtë turne. Demolli do të ketë gjithashtu rolin e udhëheqësit të delegacionit kosovar (Team Leader) gjatë garës.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












