Kosova
Foshnja 1-vjeçare në burg me nënën, e reja shqiptare u arrestua në kthim nga Gjermania
E reja shqiptare arrestohet pas kthimit nga Gjermania, foshnja 1-vjeçare me të në burg
Një fëmijë vetëm 1 vjeç është dërguar sot në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë, ku do të qëndrojë pranë nënës së tij, e cila po vuan një dënim prej dy muajsh burg, transmeton albinfo.ch.
34-vjeçarja u arrestua një ditë më parë në Pikën e Kalimit Kufitar të Murrqanit, teksa po kthehej nga Gjermania, në zbatim të një vendimi gjyqësor të formës së prerë, të dhënë në mungesë në vitin 2023, për veprën penale “Dhunë në familje” ndaj vjehrrit të saj.
Sipas familjarëve, gruaja është nënë e tre fëmijëve të mitur. Njëri prej tyre është 4 vjeç dhe ka probleme shëndetësore, i dyti është 2 vjeç, ndërsa më i vogli, vetëm 1 vjeç, është dërguar pranë nënës në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Familjarët pretendojnë se vjehrri e ka falur 34-vjeçaren dhe se dënimi prej dy muajsh duhej të ishte përfshirë në ligjin e amnistisë. Megjithatë, institucionet përgjegjëse kanë zbatuar urdhrin për ekzekutimin e vendimit gjyqësor.
Aktualisht, 34-vjeçarja po vuan dënimin në burgun e Pojskës, ndërsa fëmija 1-vjeçar po qëndron me të në institucion.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme pritet që Avokati i Popullit të vizitojë burgun e Pojskës për t’u takuar me 34-vjeçaren dhe për t’u njohur nga afër me rrethanat e rastit, si dhe me kushtet në të cilat po qëndron fëmija së bashku me nënën e tij./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












