Zhvillim
“Duke menduar Medean”, projekt teatror Zvicër-Kosovë-Shqipëri
Më 29 shtator në Teatrin Kombëtar në Tiranë jepet premiera e shfaqjes “Thinking about Medea – Duke menduar Medean”, koproduksion në mes Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës
Medea, prej 10.000 është vitesh pjesë e historisë së kulturës evropaiane. Ajo na paraqitet në forma të ndryshme të shkrimit dhe në funksione të ndryshme. Por, në vitin 431 para Krishtit, Euripidi i ka ngritur asaj një përmendore e cila edhe sot e përcakton imazhin e Medeas: Ajo është një grua e zemëruar, e cila, e tërbuar nga tradhtia që i ka bërë i shoqi, vret të dy fëmijët e vet. Por, përse jemi lidhur kaq fort pas këtij imazhi kur ka aq shumë mundësi tjera për ta kujtuar Medean? Kush mund të jetë sot kjo Medea, e cila kaq gjatë dhe kaq fuqishëm e ka dominuar imazhin e gruas? Si do ta shkruanim ne sot historinë e saj?
Pas suksesit ndërkombëtar të shfaqjes “Love.State.Kosovo” (viti 2013), performuesja e autorja zvicerane Beatrice Fleischlin dhe balerini kosovar Labinot Rexhepi vijnë sërish së bashku në skenë, me shfaqjen “Thinking about Medea-Duke menduar Medean”, bën me dije për albinfo.ch Larisa Bizer, koordinatore e projektit. Kësaj radhe ata mbështeten nga bendi zviceran “Heligonka” dhe koreaografi shqiptar, Gjergj Prevazi. Me vallëzim, muzikë dhe në tri gjuhë, ata i përafrohen më shumë mitit të Medeas dhe gjejnë interpretime befasuese, me humor dhe shumë aktuale.
Drejtimi artistik të shfaqjes e kanë bërë Beatrice Fleischlin dhe Gjergj Prevazi; Dramaturgjia&bashkëpunimi artistik: Eva Böhmer; Performanca: Beatrice Fleischlin dhe Labinot Rexhepi; Muzika: Helogonka ((Stefan Hass & Jesco Tscholitsch); Koreografia: Gjergj Prevazi; Skena: Nico de Roois; Kostumet: Diana Ammann; Produksioni: Larissa Bizer me asistim të Klodoaldo Lamçaj; Dokumentacioni fotografik dhe video: Tristan Sherifi. Shfaqja luhet në gjuhën gjermane, angleze dhe shqipe (me tritrim). Është një bashkëprodhim në mes të “Kaserne Basel” dhe “Albania Dance Meeting”, Tiranë.
Shfaqja mbështetet nga një numër fondacionesh kulturore të Zvicrës.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve













