Kosova
Gjendet i pajetë në Morinë polici i Kosovës
Polici i Kosovës gjendet i vdekur në Morinë, dyshohet për vetëvrasje
Një zyrtar i Policisë së Kosovës është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së martës në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës, përcjell albinfo.ch.
Sipas Policisë së Shtetit, rreth orës 08:25 është konstatuar i pajetë një 35-vjeçar nga Prizreni, i cili shërbente si pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e një vetëvrasjeje me armë zjarri. Arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Nën drejtimin e Prokurorisë, një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se është në bashkëpunim me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar ishte arma e shërbimit të efektivit, si dhe për të siguruar të gjitha të dhënat që do të ndihmojnë në dokumentimin e plotë të rastit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










