Lajme
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët
Deklarata e Merzit për orët e punës në Zvicër vihet në pikëpyetje
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se zviceranët punojnë rreth 200 orë më shumë në vit se gjermanët, duke e përdorur Zvicrën si shembull në debatin për produktivitetin dhe kulturën e punës në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, një analizë faktike e transmetuesit gjerman ZDF tregon se ky krahasim është vetëm pjesërisht i saktë. Diferenca prej 200 orësh vlen kryesisht kur krahasohen vetëm punonjësit me orar të plotë.
Sipas të dhënave të statistikave zyrtare, një punonjës me kohë të plotë në Zvicër punon mesatarisht 42,5 orë në javë, ndërsa në Gjermani 38,4 orë. Kjo sjell një diferencë prej rreth 200 orësh në vit.
Por, kur në llogaritje përfshihen edhe punonjësit me kohë të pjesshme dhe pensionistët, diferenca zvogëlohet ndjeshëm. Mesatarisht, një person në Zvicër punon rreth 35,2 orë në javë, ndërsa një person në Gjermani rreth 34,3 orë – pra më pak se 50 orë diferencë në vit.
Ekspertët ekonomikë paralajmërojnë gjithashtu se orët më të gjata të punës nuk garantojnë automatikisht rritje të produktivitetit. Sipas ekonomisteve, faktorë si inovacioni, investimet, teknologjia dhe organizimi i punës luajnë rol shumë më të madh në performancën ekonomike të një vendi.
Debati për orarin e punës është rikthyer në Gjermani, ku Merz ka kritikuar më herët nivelin e produktivitetit dhe ka kërkuar më shumë angazhim në tregun e punës. Por krahasimi me Zvicrën, sipas analizave, nuk paraqet një pamje të plotë të realitetit. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












