FIFA ka hapur një hetim disiplinor ndaj Argjentinës pas incidenteve që ndodhën në fund të finales së Kupës së Botës 2026 kundër Spanjës, përcjell albinfo.ch.
Sipas BBC, Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka emëruar një prokuror disiplinor dhe etik për të shqyrtuar përleshjet që shpërthyen pas fishkëllimës së fundit në stadiumin MetLife.
Në incident u përfshinë disa futbollistë dhe anëtarë të stafit argjentinas, mes tyre Nahuel Molina, Leandro Paredes, Thiago Almada dhe ndihmës-trajneri Roberto Ayala. Përplasjet nisën teksa lojtarët e Spanjës po festonin triumfin 1:0 në finalen e Botërorit.
Nëse konstatohen shkelje, lojtarët e përfshirë mund të përballen me pezullime, ndërsa edhe Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) rrezikon gjobë.
FIFA do të shqyrtojë nëse sjellja e lojtarëve ka shkelur parimet e lojës së ndershme dhe rregullat disiplinore. Nuk është bërë ende e ditur se kur do të përfundojë hetimi. /Albinfo.ch