Kosova
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës
Kolona deri në 1.2 kilometra në hyrje të Dheu i Bardhë, ndërsa në pikat e tjera qarkullimi zhvillohet me pritje më të shkurtra.
Rritja e fluksit të udhëtarëve në kulmin e sezonit veror ka sjellë pritje më të gjata në disa pika kufitare të Kosovës, ndërsa ngarkesa më e madhe vazhdon të regjistrohet në pikën kufitare Dheu i Bardhë, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Dheu i Bardhë pritjet për automjete në hyrje zgjasin deri në 90 minuta, ndërsa kolona ka arritur rreth 1.2 kilometra. Në dalje nga kjo pikë kufitare, pritja është rreth 35 minuta, me kolonë prej afërsisht 550 metrash.
Ngarkesë e shtuar është regjistruar edhe në pikën kufitare Hani i Elezit, ku pritjet janë rreth 10 minuta në të dy drejtimet, ndërsa kolonat arrijnë deri në 100 metra.
Në Muçibabë, udhëtarët presin rreth 5 minuta në hyrje dhe deri në 30 minuta në dalje, ku është krijuar kolonë prej rreth 150 metrash.
Në pjesën më të madhe të pikave të tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht, me pritje që variojnë nga 3 deri në 10 minuta dhe pa kolona të konsiderueshme.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, para nisjes së udhëtimit, të informohen për gjendjen në pikat kufitare dhe, nëse është e mundur, të shfrytëzojnë vendkalime alternative për të shmangur pritjet e gjata. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zogu në motor anulon fluturimin nga Selaniku drejt Gjermanisë, 150 pasagjerë mbeten në aeroport 150 pasagjerë bllokohen në aeroportin e Selanikut... -
Itali
Sherri i dyshuar për një vajzë përfundon në tragjedi, vritet 24\-vjeçari shqiptar në Itali -
Kolona deri në një orë në kufi, pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë -
Gjermani
Mediat gjermane raportojnë për aksidentin tragjik në Nittendorf, ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Kosova -
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet












