Lajme
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër
Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës, kërkon zgjatjen e pushimit të lehonisë nga 14 javë sa është aktualisht, në gjashtë muaj.
Nismëtarët e peticionit argumentojnë se një zgjatje e tillë është e nevojshme për të forcuar lidhjen emocionale në fazat e para të jetës së fëmijës.
“Katërmbëdhjetë javë pushim lehonie përbëjnë vetëm 98 ditë, një periudhë shumë të shkurtër në një nga fazat më të rëndësishme të jetës së një fëmije”, thuhet në faqen zyrtare të peticionit.
Sipas organizatorëve, në moshën tre muajshe foshnja është ende plotësisht e varur nga nëna. Ata theksojnë se afërsia, ushqyerja me gji, krijimi i lidhjes emocionale dhe ndjenja e sigurisë janë elemente thelbësore për zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës.
Përveç nevojave të foshnjës, peticioni vë në dukje edhe rëndësinë e kohës së mjaftueshme për nënën që të rikuperohet fizikisht dhe psikologjikisht pas lindjes. Nismëtarët kërkojnë gjithashtu përmirësimin e ekuilibrit mes jetës familjare dhe asaj profesionale.
Në Zvicër, debati për zgjatjen e pushimit prindëror ka qenë i pranishëm prej kohësh, me disa iniciativa që synojnë modele të reja të lejes për të dy prindërit/albinfo.ch/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











