Botërori 2026
Risia në Botëror: Kampionët do të shpërblehen edhe me unaza
Unazat do të jenë të personalizuara me stemën e kombëtares fituese dhe trofeun e Kupës së Botës, të punuara me materiale të çmuara dhe me një vlerë që pritet të arrijë deri në 130 mijë euro secila
Kupa e Botës 2026 do të sjellë një risi historike. Për herë të parë, përveç trofeut dhe medaljeve tradicionale, futbollistët e kombëtares kampione do të shpërblehen edhe me unaza kampioni, sipas modelit të sporteve amerikane si NBA.
FIFA do të prodhojë gjithsej 2.026 unaza. Vetëm 30 prej tyre do t’u dorëzohen lojtarëve dhe stafit të ekipit fitues, ndërsa pjesa tjetër do të hidhet në treg si edicion koleksionues për tifozët, transmeton albinfo.ch.
Unazat do të jenë të personalizuara me stemën e kombëtares fituese dhe trofeun e Kupës së Botës, të punuara me materiale të çmuara dhe me një vlerë që pritet të arrijë deri në 130 mijë euro secila.
Nisma e FIFA-s ka ngjallur reagime të ndryshme. Një pjesë e tifozëve e konsiderojnë një mënyrë moderne për të nderuar kampionët e botës, ndërsa të tjerë e shohin si një ndikim të fortë të kulturës sportive amerikane në futbollin ndërkombëtar.
Gjithsesi vendimi tashmë është marrë nga institucioni më i lartë i futbollit botëror. Të dielën në mbrëmje njëra mes Spanjës apo Argjentinës do të ketë mundësinë të ngrej lart jo vetëm trofeun e kampionit, por edhe të mbajë unazën simbolike, njësoj siç bëjnë basketbollistët e skuadrave kampione në NBA.
E-Diaspora
-
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj Nga “New Rules” dhe “Don’t Start Now” te “Levitating”, “Houdini” dhe “Dance the Night”, këngët e... -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian -
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













