Shkurt.ch
Fillon Festivali i Filmit në Cyrih
Ka filluar mbrëmë Festivali i Filmit i Cyrihut (ZVV). Në një atmosferë të ngrohtë, në praninë e shumë artistëve eminentë, në mesin e të cilëve edhe aktorë dhe regjisorë nga Hollivudi, ministri zviceran i kulturës, Alain Berset e ka shpallur të hapur festivalin. Ai në një fjalë rasti ka folur lidhur me rëndësinë që ka filmi në aktualitetin tonë. Njerëzit sot janë tërësisht të vërshuar nga përshtypjet dhe imazhet vizuale.
“Fuqisë dominuese që kanë pamjet, fotografitë, mund t`u përgjigjemi vetëm me fotografi më të sakta, më të avancuara. Sepse filmat nxisin empati sociale dhe politike, pa të cilën shoqëria do të binte në kaos të përgjithshëm”, ka thënë Berset veç tjerash në solemnitetin e hapjes në kinemanë Corso të Cyrihut.
Në festivalin i cili do të vazhdojë deri më 4 tetor do të shfaqen 160 filma nga 27 vende të botës.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










