Shkurt.ch
Do të shtrenjtohet blerja online jashtë vendit
Ndryshimet do të prekin mijëra kompani të huaja, sidomos Amazonin në Gjermani. Ekspertët vlerësojnë se gjiganti në internet në këtë vend çdo vit shet produkte deri 350 milionë franga zvicerane
Një nga dyqanet online më të njohura për zviceranët është “Amazon” në Gjermani, ku ende mund të blihen produkte me taksa të lira deri në një sasi të caktuar. Mirëpo, një praktikë e tillë do të ndryshojë së shpejti. Parlamenti i Zvicrës ka miratuar rishikimin e ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Blerja në “Amazon” pritet të jetë pak më e shtrenjtë për konsumatorët zviceranë. Me ndryshimet e Ligjit për TVSH-në, në të ardhmen kompanitë e huaja, të cilat janë aktive në Zvicër dhe që realizojnë 100.000 franga shitje në mbarë botën duhet të regjistrojnë TVSH-në në në faturat e konsumatorëve zviceranë.
Ndryshimet do të prekin mijëra kompani të huaja, sidomos Amazonin në Gjermani. Ekspertët vlerësojnë se gjiganti në internet në këtë vend çdo vit shet produkte deri 350 milionë franga zvicerane.
Biznes tjetër më i madh online është vetëm DIGITEC-i zviceran.
Me ndryshimet e Ligjit për TVSH-në do të taksohen 30 mijë kompani të huaja në Zvicër, ndërsa Qeveria pret shtimin e të ardhurave prej 30 milionë frangash.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











