Lajme
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik
Investitori nga Zvicra, Avni Orllati, ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme në fushën e energjisë së pastër në Kosovë, parkun solar me kapacitet prej 105 megavatësh në Kramovik të Rahovecit.
Përmes kompanisë Orllati Group, e zhvilluar në Zvicër, Orllati po sjell në Kosovë përvojën, kapitalin dhe standardet e punës të krijuara ndër vite jashtë vendit.
Gjatë fillimit të punimeve për këtë projekt, Orllati u shpreh i kënaqur që një investim i tillë po realizohet në Kosovë, duke e cilësuar atë si një projekt me rëndësi të veçantë për energjinë e pastër dhe zhvillimin e sektorit energjetik.
“Jam shumë i kënaqur me qenë sot para juve. E falënderoj Qeverinë që na ka dhënë mundësinë për me pasë rastin me bë këtë projekt. Është shumë i rëndësishëm për Kosovën, për neve, edhe me qenë energjia e pastër”, deklaroi Orllati, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, në këtë park solar do të vendosen rreth 1.2 milionë metra katrorë panele, duke e bërë këtë një investim me përmasa të mëdha në prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme.
Orllati falënderoi institucionet, ekipet profesionale dhe partnerët që kanë punuar për përgatitjen dhe nisjen e projektit, duke theksuar se realizimi i tij ka kërkuar angazhim dhe përkushtim për një periudhë të gjatë.
“Projektet e mëdha i kanë disa pengesa të vogla, por kryesorja sot është që puna ka nisur dhe ka me vazhduar”, tha ai.
Kompania Orllati Group, e zhvilluar në Zvicër, është një shembull i investimit të diasporës në Kosovë, duke kthyer përvojën dhe kapacitetet e krijuara jashtë vendit në një projekt strategjik brenda vendit.
Parku solar në Kramovik vjen pas një ankandi konkurrues të Ministrisë së Ekonomisë, ku çmimi prej 48.88 euro për megavat-orë u përcaktua përmes garës ndërmjet ofertuesve.
Projekti pritet të kontribuojë në rritjen e prodhimit vendor të energjisë dhe në forcimin e furnizimit me energji nga burime të pastra.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë
















