Shqipëria
Rama: Tirana përjetoi natë magjike
Edi Rama shkruan se Tirana përjetoi një “mbrëmje magjike”, ku, sipas tij, u bashkuan qytetarë nga 80 kombësi të ndryshme
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka ndarë në Facebook një videokartolinë nga koncerti i artistit amerikan Kanye West, i mbajtur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, duke e cilësuar atë një ngjarje me ndikim të rëndësishëm për promovimin e vendit dhe ekonominë.
Në postimin e tij, Rama shkruan se Tirana përjetoi një “mbrëmje magjike”, ku, sipas tij, u bashkuan qytetarë nga 80 kombësi të ndryshme, transmeton albinfo.ch.
“Dhe me videokartolinën e një mbrëmjeje magjike të Tiranës, ku dje 80 kombësi u bënë bashkë në koncertin kult të Kanye West, një investim i shkëlqyer jo thjesht për imazhin e Shqipërisë turistike, po edhe për impaktin pozitiv në ekonominë e kryeqytetit, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama.
Sipas Ramës, organizimi i këtij eventi përbën një investim të rëndësishëm jo vetëm për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik, por edhe për ndikimin pozitiv që ka sjellë në ekonominë e kryeqytetit.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua Gjykata e Koldingut e shpalli fajtor për trafikim të kokainës, ndërsa vendosi edhe dëbimin e tij... -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












