Botërori 2026
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë
Kapiteni shqiptar beson se Zvicra ka potencialin për të eliminuar kampionen në fuqi të botës dhe për të siguruar një vend historik në gjysmëfinale.
Kombëtarja e Zvicrës po përgatitet për sfidën më të madhe të saj në Kupën e Botës 2026, ku në çerekfinale do të përballet me kampionen në fuqi, Argjentinën, në Kansas City, transmeton albinfo.ch.
Në prag të këtij dueli, kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ka shprehur besimin se skuadra helvetike është gati për të synuar një tjetër sukses historik dhe për të vazhduar rrugëtimin në turne.
Mesfushori shqiptar theksoi se afrimi me fazat vendimtare të Botërorit e ka rritur edhe më shumë motivimin e ekipit.
“Kur je kaq afër, dëshira bëhet edhe më e madhe. Ky është një lloj presioni pozitiv për ne, sepse duam të vazhdojmë më tej”, u shpreh Xhaka.
Duke folur për përballjen me Lionel Messin, kapiteni i Zvicrës e cilësoi një privilegj mundësinë për të luajtur kundër një prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë.
“Është një privilegj i madh të luajmë në epokën e Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ende nuk e kemi analizuar në detaje Argjentinën, por nga nesër do të nisim një analizë shumë të thellë”, deklaroi ai.
Për disa futbollistë zviceranë kjo do të jetë hera e parë që do të përballen në fushë me Lionel Messin, ndërsa Zvicra synon të shkaktojë një nga befasitë më të mëdha të këtij Botërori.
Megjithatë, helvetikët i pret një sfidë jashtëzakonisht e vështirë përballë Argjentinës, e cila ka shënuar në secilën nga pesë ndeshjet e fundit në Kupën e Botës. Lionel Messi kryeson listën e golashënuesve të turneut me tetë gola, ndërsa skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni vjen në këtë çerekfinale me 12 fitore radhazi në të gjitha garat.
Për të siguruar një vend në gjysmëfinale dhe për të eliminuar kampionët e botës, Zvicra do të duhet të zhvillojë një paraqitje të nivelit më të lartë, me Xhakën që pritet të jetë edhe një herë lideri i skuadrës në një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së futbollit zviceran./Albinfo.ch
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












