Kosova
Kosova siguron mbi 206 milionë euro nga fondet e Bashkimit Evropian
Fondet e IPA-s do të financojnë projekte infrastrukturore dhe zhvillimin e sektorëve strategjikë në vend
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Kosova ka siguruar 206.4 milionë eurombështetje financiare nga Bashkimi Evropian përmes programeve të Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA), përcjell albinfo.ch.
Sipas Kurtit, Bashkimi Evropian ka konfirmuar zyrtarisht se Komiteti i IPA-s ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027, me një vlerë prej 180.5 milionë euro.
Ai bëri të ditur se një pjesë e konsiderueshme e fondeve do të dedikohet për investime në infrastrukturë, ndërsa projektet do të realizohen në bashkëpunim me partnerët zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet e Kosovës.
“Rreth gjysma e fondeve do të shkojnë për investime infrastrukturore. Shumica e projekteve do të realizohen në bashkëpunim me partnerë zhvillimorë dhe me bashkëfinancim nga institucionet tona”, ka shkruar Kurti.
Sipas tij, mbështetja financiare nga Bashkimi Evropian do të kontribuojë në zhvillimin e sektorëve strategjikë dhe në zbatimin e projekteve që synojnë përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e proceseve zhvillimore në Kosovë.
Kurti e cilësoi këtë si një mbështetje të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe institucional të vendit, duke theksuar se fondet do të shfrytëzohen për projekte me ndikim afatgjatë në interes të qytetarëve./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














