Botërori 2026
FIFA alarmon për rritjen e komenteve raciste gjatë Botërorit, në shënjestër edhe futbollistët e Zvicrës
Federata Zvicerane e Futbollit ka ashpërsuar masat kundër gjuhës së urrejtjes, ndërsa rastet me elemente penale po i referohen policisë
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka konstatuar një rritje shqetësuese të komenteve raciste dhe gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale gjatë Kupës së Botës 2026, krahasuar me Botërorin e vitit 2022 në Katar, raportojnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Sipas transmetuesit publik zviceran SRF, ky fenomen po shndërrohet në një problem serioz dhe po prek edhe futbollistët e Kombëtares së Zvicrës, të cilët shpesh bëhen objekt i sulmeve për shkak të ngjyrës së lëkurës ose prejardhjes së tyre, veçanërisht pas rezultateve zhgënjyese.
Vala e komenteve fyese u intensifikua pas ndeshjes së parë të Zvicrës në këtë Botëror, e cila përfundoi me rezultat 1:1 ndaj Katarit. Pas barazimit, profile të shumta në rrjetet sociale publikuan komente me përmbajtje raciste ndaj futbollistëve zviceranë, ndërsa në mesin e lojtarëve të shënjestruar ishte edhe sulmuesi i ri, Johan Manzambi.
Përballë kësaj situate, Federata Zvicerane e Futbollit (SFV) ka ndërmarrë masa shtesë për mbrojtjen e lojtarëve.
Zëdhënësi i federatës, Adrian Arnold, bëri të ditur se SFV zbaton një politikë të tolerancës zero ndaj gjuhës së urrejtjes. Sipas tij, menaxherët e rrjeteve sociale të federatës mbyllin ose kufizojnë komentet në platformat zyrtare sapo konstatohet një valë sulmesh.
Arnold theksoi se federata nuk kufizohet vetëm në fshirjen e komenteve apo bllokimin e profileve, por çdo rast që përmban elemente të mundshme të veprës penale të racizmit i përcillet policisë përmes departamentit juridik, me qëllim ndjekjen ligjore të autorëve.
Megjithatë, sipas zyrtarëve zviceranë, lufta kundër gjuhës së urrejtjes mbetet sfiduese për aq kohë sa platformat e mëdha të rrjeteve sociale vazhdojnë të lejojnë krijimin e profileve anonime pa mekanizma më të fortë identifikimi.
Për këtë arsye, Federata Zvicerane e Futbollit u ka bërë sërish thirrje kompanive të teknologjisë që të marrin më shumë përgjegjësi në luftimin e racizmit dhe gjuhës së urrejtjes në internet, duke theksuar se ky fenomen po dëmton jo vetëm futbollistët, por edhe imazhin e sportit më të ndjekur në botë./Albinfo.ch
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













