Shqipëria
Begaj viziton Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë avokate e të drejtave tuaja
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës, ku u takua me krerët politikë dhe institucionalë lokalë. Në fokus të bisedimeve ishte koordinimi i faktorit shqiptar dhe adresimi i shqetësimeve kryesore të banorëve të kësaj treve, përfshirë procesin e diskutueshëm të pasivizimit të adresave.
Gjatë qëndrimit të tij, Presidenti Begaj zhvilloi takime të veçanta me kryetarët e komunave, Ardita Sinani dhe Arbër Bajaziti, deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin, si dhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepin.
Kreu i Shtetit shqiptar u bëri thirrje liderëve lokalë për bashkim rreth interesit kombëtar, duke premtuar angazhim maksimal të Tiranës zyrtare në arenën ndërkombëtare.
”Si President i Republikës së Shqipërisë, u garantova mbështetjen e Shqipërisë për adresimin e çështjes së Luginës së Preshevës, përfaqësimin e drejtë në institucione, shqetësimin për pasivizimin e adresave, si dhe të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare dhe të simboleve kombëtare”, deklaroi Begaj pas takimeve.
Vizita e Presidentit vjen në një moment sfidues për komunitetin shqiptar atje. Begaj siguroi përfaqësuesit e Luginës se Shqipëria do të funksionojë si një avokate e palundur e të drejtave të tyre në çdo kancelari dhe institucion ndërkombëtar, me fokus të veçantë te projektet mbështetëse për rininë dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












