Botërori 2026
Granit Xhaka shpërthen ndaj shokëve të skuadrës, fjalimi i kapitenit zgjon Zvicrën ndaj Kolumbisë
Kapiteni zviceran reagoi me nervozizëm gjatë ndërprerjes për hidratim, ndërsa pas fjalimit të tij Zvicra ndryshoi ritmin e lojës në fundin e pjesës së parë.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, ishte në qendër të vëmendjes gjatë ndeshjes së 1/8 së finales së Kupës së Botës kundër Kolumbisë, jo vetëm për paraqitjen në fushë, por edhe për reagimin e tij të fortë në një moment kritik të takimit, transmeton albinfo.ch.
Zvicra hasi në vështirësi në minutat e para, me Kolumbinë që mori kontrollin e lojës dhe krijoi rastet më të mira për gol. Në minutën e 21-të, portieri Gregor Kobel mbajti në lojë skuadrën e drejtuar nga Murat Yakin, duke ndalur me një pritje spektakolare goditjen e Gustavo Puertas.
Gjatë ndërprerjes për hidratim, Xhaka shfaqi hapur pakënaqësinë për lojën e ekipit. Mesfushori hodhi me forcë një shishe uji në tokë dhe më pas mblodhi bashkëlojtarët, të cilëve u mbajti një fjalim motivues, duke kërkuar më shumë intensitet, përqendrim dhe agresivitet në fushë.
Reagimi i kapitenit duket se dha efekt të menjëhershëm. Pas rikthimit në lojë, Zvicra përmirësoi ndjeshëm paraqitjen, duke marrë iniciativën dhe krijuar rastet më të mira deri në fund të pjesës së parë.
Fabian Rieder iu afrua golit të epërsisë, ndërsa Dan Ndoye u ndal nga portieri kolumbian Camilo Vargas, me rezultatin që mbeti 0-0 pas 45 minutave të para.
Pavarësisht tensionit të shfaqur, reagimi i Granit Xhakës u interpretua si një përpjekje e kapitenit për të zgjuar skuadrën në një moment të vështirë të ndeshjes dhe për t’i dhënë energji ekipit në luftën për kualifikim. /Albinfo.ch
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













