Botërori 2026
Notat e Xhakës dhe Jasharit pas kualifikimit historik të Zvicrës në çerekfinale
Kapiteni shqiptar u vlerësua me notën 7.8, ndërsa Gregor Kobel ishte lojtari më i mirë i ndeshjes sipas Sofascore
Zvicra ka siguruar një kualifikim historik në çerekfinalen e Kupës së Botës, duke eliminuar Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive dhe duke arritur mes tetë skuadrave më të mira të turneut për herë të parë pas 72 vitesh, transmeton albinfo.ch.
Ndeshja përfundoi 0:0 pas 120 minutave lojë, ndërsa fituesi u përcaktua nga pika e bardhë, ku zviceranët triumfuan me rezultat 4:3.
Heroi i mbrëmjes ishte portieri Gregor Kobel, i cili realizoi disa pritje vendimtare gjatë ndeshjes dhe në serinë e penalltive. Për paraqitjen e tij ai u vlerësua me notën 8.8 nga platforma e statistikave Sofascore, duke qenë lojtari më i vlerësuar i takimit.
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, zhvilloi një tjetër paraqitje të qëndrueshme në mesfushë. Ai realizoi edhe penalltinë e parë për helvetikët dhe u vlerësua me notën 7.8.
Ndërkohë, mesfushori shqiptar Ardon Jashari, i cili e nisi ndeshjen si titullar dhe u aktivizua deri në minutën e 46-të, mori notën 6.3.
Pas këtij suksesi historik, Zvicra do të ketë një sfidë të madhe në çerekfinale, ku do të përballet me kampionen në fuqi, Argjentinën, në një duel që pritet të tërheqë vëmendjen e gjithë botës së futbollit./Albinfo.ch
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














