Shqipëria
Rama: Zvërneci është tokë private, projektet do të jenë në përputhje me standardet e BE-së
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur për debatet rreth investimeve në Sazan dhe Zvërnec. Ai tha se pretendimet për shitjen e tokës publike nuk qëndrojnë. Sipas tij, Zvërneci është tokë private, ndërsa Sazani mbetet pronë shtetërore dhe nuk është shitur.
Rama sqaroi se marrëveshja për Sazanin është ende në fazë negociatash dhe se shteti shqiptar do të vazhdojë të jetë pronar i tokës dhe partner në projekt.
Kryeministri theksoi gjithashtu se çdo zhvillim do të realizohet në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Europian, përfshirë vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe respektimin e rregullave për zonat e mbrojtura.
Sipas tij, Komisioni Europian është i informuar për procesin dhe deri tani nuk ka ngritur shqetësime, pasi zhvillimet po ndjekin kornizën ligjore dhe standardet evropiane.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













