Muzikë
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare
Mijëra shqiptarë nga mbarë bota rikthehen çdo verë në Prishtinë për festivalin, i cili përveç muzikës gjeneron edhe miliona euro për ekonominë e Kosovës.
Sunny Hill Festival po vazhdon të konsolidohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe muzikore për shqiptarët, duke e shndërruar Prishtinën në pikën kryesore të takimit të diasporës çdo verë, transmeton albinfo.ch.
Familje shqiptare nga Zvicër, Gjermani, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vende të tjera zgjedhin ta kalojnë pushimin veror në Kosovë pikërisht gjatë ditëve të festivalit, duke u rikthyer në vendlindje së bashku me familjarët dhe miqtë.
Për shumë pjesëtarë të diasporës, Sunny Hill është kthyer në një traditë vjetore, ndërsa qëndrimi i tyre në Kosovë zgjatet shpesh për më shumë se dy javë. Kjo ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kërkesës për akomodim, gastronomi, transport dhe shërbime të tjera.
Festivali u themelua nga Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa. Çdo vit ai mirëpret vizitorë nga më shumë se 60 shtete të botës.
Sipas të dhënave të publikuara nga organizatorët, festivali gjeneron rreth 22 milionë euro ndikim ekonomik në çdo edicion, ndërsa ndikimi total, duke përfshirë shpenzimet e familjeve dhe vizitorëve, arrin në rreth 50 milionë euro.
“Java e festivalit është java kur të gjithë kthehen në shtëpi. Shohim familjarë që takohen një herë në vit dhe kjo ndodh gjatë festivalit. Ne e organizojmë çdo vit edhe për këtë arsye, që pavarësisht se ku jeton, të kesh gjithmonë një arsye për t’u kthyer në Kosovë”, ka deklaruar Dukagjin Lipa.
Organizatorët kanë njoftuar se biletat treditore, si në kategorinë standarde ashtu edhe VIP, janë tashmë në shitje, ndërsa u kanë bërë thirrje pjesëtarëve të diasporës dhe vizitorëve ndërkombëtarë t’i rezervojnë ato sa më herët. /Albinfo.ch
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë










