Lajme
Reportazh i “Arte…”: Kthimi i refugjatëve kosovarë
Ndërsa vendet evropiane po hapin pakëz dyert e tyre për refugjatët e luftës, disa, si Gjermania, kanë vendosur të kufizojnë mirëpritjet e emigrantëve ekonomikë. Shumë familje kosovare, boshnjake apo shqiptare janë kthyer në vendlindje vullnetarisht, por edhe disa me forcë.
Dimrin e kaluar ka pasur mijëra shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët ikën për në BE, me shpresë se do të përmirësojnë gjendjen e tyre ekonomike. Sot, për emigrantët nga Ballkani kthimi në vendlindje është bërë e vetmja zgjedhje. Në Kosovë, një nga vendet më të varfra në Evropë, situata është e komplikuar. Një reportazh i realizuar nga “ARTE Journal“ në Podujevë përshkruan situatën e Fidanit, i cili pasi që kishte kërkuar zgjedhje në Gjermani, vendosi të rikthehet në Kosovë. Qyteti i Podujevës është një nga qytetet më të mëdha të Kosovës, por gjithashtu ai është edhe një nga më të varfërit, me 75% papunësi.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












