Lajme
Pse kjo kompani ajrore në Zvicër synon vetëm 65% të fluturimeve në kohë?
Pavarësisht sezonit veror, kjo kompani ajrore synon vetëm 65% të fluturimeve në kohë
Kompania ajrore kombëtare SWISS ka vendosur si objektiv që 65 për qind e fluturimeve të saj të nisen dhe të mbërrijnë në kohë gjatë sezonit veror, kur numri i udhëtarëve arrin kulmin, transmeton albinfo.ch.
Edhe pse kjo përqindje mund të duket modeste, kompania thekson se në llogaritje janë marrë parasysh faktorë të jashtëm që ndikojnë në operimet ajrore, si kushtet e motit, mbingarkesa e hapësirës ajrore dhe kufizimet që lidhen me situatën gjeopolitike.
Drejtori ekzekutiv i SWISS, Oliver Buchhofer, u shpreh se përgatitjet për sezonin veror kanë qenë intensive.
“Është gjithmonë një sfidë e madhe, por jemi përgatitur me kujdes dhe kemi besim se do t’i arrijmë objektivat tona”, tha ai.
Ndryshe nga SWISS, Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) synojnë që mbi 90 për qind e trenave të qarkullojnë sipas orarit, një standard dukshëm më i lartë, por në një sektor me sfida të ndryshme operative. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













