Lajme
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë
Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe shkëmbimin e përvojave profesionale.
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) në Bavari organizoi seminarin treditor me temën “Trajnimi dhe shkëmbimi i përvojave në mësimdhënie në klasa heterogjene”, i mbajtur nga 26 deri më 28 qershor në Dachau, afër Mynihut, transmeton albinfo.ch.
Aktiviteti u realizua me mbështetjen e Drejtorisë së Diasporës pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës dhe kishte për qëllim ngritjen profesionale të mësuesve, si dhe përmirësimin e cilësisë së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë.
Seminari u hap nga kryetari i LAPSH-it në Bavari, Milazim Ukaj, ndërsa moderimi u bë nga sekretarja e shoqatës, Lirie Begisholli. Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në Mynih, Afrim Nura, konsullin Afrim Deliu, konsullen e Shqipërisë në Mynih, Miranda Kokona, drejtorin e Drejtorisë së Diasporës, Elis Badalli, si dhe përfaqësuesin e Ministrisë së Arsimit të Kosovës, Osman Beka.
Pjesa profesionale e seminarit u udhëhoq nga profesori dhe drejtori i Gjimnazit “Eqrem Çabej” në Prishtinë, Shemsedin Beqiri, si dhe profesori dhe trajneri i certifikuar i kurrikulës, Lavdim Klinaku. Gjatë ligjëratave u trajtuan temat që lidhen me kurrikulën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, sfidat e klasave heterogjene dhe metodat bashkëkohore të mësimdhënies.
Seminari u karakterizua edhe nga prezantime të mësuesve të LAPSH-it, të cilët ndanë përvojat, praktikat më të mira dhe sfidat me të cilat përballen në procesin mësimor. Organizatorët e vlerësuan këtë si një mundësi të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit profesional dhe shkëmbimin e ideve në shërbim të arsimit shqip në diasporë.
Në përfundim të seminarit, pjesëmarrësve iu ndanë certifikata mirënjohjeje për angazhimin e tyre, ndërsa LAPSH Bavari shprehu falënderim për Drejtorinë e Diasporës pranë MPJD-së, Konsullatën e Kosovës në Mynih, si dhe bizneset shqiptare që mbështetën organizimin e aktivitetit.
Sipas organizatorëve, seminare të tilla janë një investim i rëndësishëm në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar te brezat e rinj shqiptarë që jetojnë dhe arsimohen në diasporë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani Me projektin e saj të ri “De-Life”, artistja do të prezantojë Kosovën në një nga ngjarjet... -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë -
Gjermani
Aksident tragjik në Gjermani, raportohet për vdekjen e 20-vjeçares nga Kosova
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz












