Lajme
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik Shqiptar në Luzern, në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare "Nënë Tereza" në Zvicër
“Mbrëmjen e së shtunës, më 27 qershor 2026, në ambientet e Centro Papa Giovanni në Emmen, është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor “Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, organizuar nga Misioni Katolik Shqiptar në Luzern, në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Nënë Tereza” në Zvicër”, thuhet në një njoftim për media nga bashkorganizatorët.
Veprimtaria u zhvillua nën temën “Identiteti shqiptar në mërgatë: mes rrënjëve dhe integrimit”, duke sjellë në qendër të vëmendjes sfidat dhe përgjegjësinë për ruajtjen e identitetit kombëtar në diasporë, përmes gjuhës, kulturës dhe besimit.
Programi u drejtua nga moderatori Dan Morina, ndërsa fjalën e hapjes e mbajti Dr. Don Anton Uka, udhëheqës i Misionit Katolik Shqiptar në Luzern.
Me fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Shkëlqesia e Tij Mentor Latifi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit shqiptar në mërgatë për ruajtjen e vlerave kombëtare.
Në kumtesën e tij, Prof. Dr. Vehbi Miftari, Ambasador i Republikës së Kosovës në Vatikan, trajtoi temën “Identiteti shqiptar në mërgatë: mes rrënjëve dhe integrimit”, duke ofruar një analizë të thelluar mbi sfidat dhe mundësitë që diaspora shqiptare ka në ruajtjen e trashëgimisë së saj kulturore dhe shpirtërore.
Më pas, Ermina Lekaj Përlaskaj, magjistre e së drejtës dhe këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë së Kroacisë, prezantoi temën “Roli i femrës shqiptare në mërgatë për ruajtjen e identitetit”, duke vënë në pah kontributin e pazëvendësueshëm të gruas shqiptare në familje dhe shoqëri.
Një moment i rëndësishëm i mbrëmjes ishte promovimi i librit “Misioni ynë për Atme e Fe”, prezantuar nga Prof. Musa Jupolli, kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë. Ky botim paraqet një dëshmi të vyer të misionit shumëvjeçar në shërbim të fesë, kulturës dhe identitetit kombëtar.
Programi artistik i dha aktivitetit një dimension të veçantë emocional, me interpretimet e Shpejtim Krasniqit, Afërditës dhe Shpejtim Krasniqit, Ejona Bytyqit dhe Elion Krasniqit, paraqitjen artistike të aktorit Xhevat Limani, si dhe performancën e Ansamblit “Shqiponja” Luzern, të cilët u mirëpritën me duartrokitje të gjata nga publiku.
Në përmbyllje, Nue Zalli, kryetar i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza” në Zvicër, shprehu mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit, bashkëpunëtorët dhe organizatorët, duke vlerësuar këtë aktivitet si një kontribut të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve të komunitetit shqiptar në mërgatë.
Ky edicion dëshmoi edhe një herë se ruajtja e identitetit shqiptar nuk është vetëm kujtesë për të kaluarën, por një përgjegjësi e përbashkët për të ardhmen. Gjuha, kultura dhe besimi mbeten shtyllat mbi të cilat ndërtohet vazhdimësia e trashëgimisë sonë kombëtare, kudo që jetojnë shqiptarët”, përfundon njoftimi i organizatorëve të aktivitetit.
E-Diaspora
-
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës **Kënga e njohur shqiptare pritet të dëgjohet në filmin “The Journalist Mission”, një produksion amerikan që... -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve”
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë




















