Botërori 2026
Messi vazhdon me rekorde
Me golin e fundit, Messi e çoi në 19 numrin e golave të tij në historinë e Kupës së Botës, duke e zgjeruar më tej rekordin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë garë
Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror.
Me golin e realizuar në fitoren e Argjentinës ndaj Jordanisë në Kupën e Botës 2026, kapiteni i “Albiceleste”-s u bë futbollisti i parë që shënon në shtatë ndeshje radhazi në fazën finale të Botërorit.
Ylli argjentinas vulosi fitoren 3-1 me një goditje dënimi spektakolare nga rreth 25 metra në minutën e 80-të, duke thyer rekordin e mbajtur deri tani nga legjendat Just Fontaine dhe Jairzinho, të cilët kishin realizuar në gjashtë ndeshje radhazi, transmeton albinfo.ch.
Seria e jashtëzakonshme e Messit nisi në Botërorin e Katarit 2022, kur shënoi ndaj Australisë në fazën me eliminim direkt. Më pas gjeti rrugën e rrjetës edhe kundër Holandës dhe Kroacisë, ndërsa në finalen epike ndaj Francës realizoi dy gola, duke udhëhequr Argjentinën drejt titullit botëror.
Në Botërorin 2026, 39-vjeçari e ka vazhduar këtë ecuri fantastike me një tripletë ndaj Algjerisë, dy gola kundër Austrisë dhe tashmë një tjetër ndaj Jordanisë.
Me golin e fundit, Messi e çoi në 19 numrin e golave të tij në historinë e Kupës së Botës, duke e zgjeruar më tej rekordin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në këtë garë.
Aktualisht, kapiteni i Argjentinës kryeson edhe renditjen e golashënuesve të Botërorit 2026 me 6 gola, duke konfirmuar se edhe në moshën 39-vjeçare mbetet protagonisti kryesor i skenës botërore.
E-Diaspora
-
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj Nga “New Rules” dhe “Don’t Start Now” te “Levitating”, “Houdini” dhe “Dance the Night”, këngët e... -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian -
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











