Sporte Luftarake
Triumfon Ardian Krasniqi
Me këtë triumf, Ardian Krasniqi jo vetëm që e ka mbrojtur titullin e tij WBO Intercontinental, por edhe e ka fituar titullin e kampionit të Evropës
Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i Evropës në kategorinë gjysmë të rëndë.
Meçi është zhvilluar në kuadër të spektaklit të boksit “Showdown for Legacy IV” në Gjermani.
Krasniqi ka hyrë në ring me objektivin për të mbrojtur titullin WBO Intercontinental, ndërsa njëkohësisht synonte edhe titullin evropian.
Ai ka zhvilluar një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë duelit, duke dominuar në shumicën e raundeve përballë kundërshtarit kroat, transmeton albinfo.ch.
Megjithatë, dallimin vendimtar e ka bërë në raundin e fundit, ku ka treguar epërsi të qartë dhe e ka vulosur fitoren.
Me këtë triumf, Ardian Krasniqi jo vetëm që e ka mbrojtur titullin e tij WBO Intercontinental, por edhe e ka fituar titullin e kampionit të Evropës.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin














