Lajme
Rekorde temperaturash në shumë qytete zvicerane, por jo në Ticino
Vala ekstreme e të nxehtit theu rekorde në pjesën më të madhe të Zvicrës, ndërsa kantoni jugor mbeti jashtë listës së rekordeve absolute
Vala e fortë e të nxehtit ka sjellë temperatura rekord në dhjetëra stacione meteorologjike në Zvicër, por Ticino ka qenë një nga përjashtimet. Sipas MeteoSwiss, rekorde të reja u regjistruan në 19 stacione matëse, përfshirë Cyrihun, Bazelin, Neuchâtelin dhe Delémontin, transmeton albinfo.ch.
Temperatura arriti në 39 gradë Celsius në Basel-Binningen dhe Beznau, duke vendosur një rekord të ri kombëtar për muajin qershor. Rekorde të reja u regjistruan gjithashtu në Neuchâtel (38.1°C), Delémont (38.2°C) dhe në disa stacione të Zyrihut, ndërsa temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Zvicër, 41.5°C në Grono në vitin 2003, mbetet ende e pathyer.
Megjithëse në Ticino nuk u thyen rekorde absolute të temperaturës ditore, edhe ky kanton po përballet me kushte ekstreme. Në Lugano u regjistrua një natë tropikale, ku temperatura nuk zbriti nën 25 gradë Celsius, ndërsa autoritetet vazhdojnë të mbajnë në fuqi paralajmërimet për valën e të nxehtit.
Meteorologët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po rrisin intensitetin dhe shpeshtësinë e valëve të të nxehtit. Sipas tyre, temperaturat ekstreme që po përjeton Evropa po bëhen gjithnjë e më të zakonshme dhe në të ardhmen Zvicra mund të përballet edhe me temperatura deri në 45 gradë Celsius.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












