Lajme
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë
Zvicra nën vapën përvëluese, temperaturat ngjiten deri në 39°C
Zvicra po përjeton kulmin e valës aktuale të të nxehtit. Gjatë së shtunës, temperaturat në zonat e ulëta u regjistruan deri në 38 gradë Celsius, ndërsa në disa rajone termometri shënojë deri në 39 gradë, sipas MeteoNews, transmeton albinfo.ch.
Moti është kryesisht me diell gjatë gjithë ditës. Vetëm pasdite mbi zonat malore pritet të zhvillohen re të dendura, të cilat mund të sjellin stuhi lokale të shoqëruara me bubullima. Në mbrëmje, nuk përjashtohet mundësia që reshje dhe stuhi të izoluara të prekin edhe zonat fushore.
Megjithatë, pas këtij kulmi të vapës, moti pritet të ndryshojë gradualisht. Edhe e diela do të mbetet shumë e nxehtë, me temperatura nga 33 deri në 36 gradë, ndërsa në disa vende mund të arrijnë deri në 37 gradë Celsius.
Sipas MeteoSwiss, rreziku për stuhi do të rritet fillimisht në zonat malore, ndërsa në mbrëmjen e së dielës dhe gjatë natës drejt së hënës, reshje të dendura dhe stuhi të forta mund të përfshijnë edhe ultësirat. Në disa zona priten erëra të fuqishme dhe sasi të mëdha reshjesh.
Lehtësimi i parë nga vapa pritet të vijë të hënën. Temperaturat maksimale do të zbresin në rreth 28 gradë Celsius, rreth 6 deri në 10 gradë më pak krahasuar me kulmin e të nxehtit të së shtunës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











