Kosova
Universitetet e Prishtinës dhe Zagrebit nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi akademik
Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Ambasada e Kosovës në Kroaci, synon të forcojë shkëmbimin e studentëve, kërkimin shkencor dhe bashkëpunimin ndëruniversitar.
Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës dhe Fakulteti i Shkencave Politike i Universitetit të Zagrebit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve akademike ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, përcjell albinfo.ch.
Nënshkrimi i marrëveshjes u bë me ndërmjetësimin dhe iniciativën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci, e cila ka luajtur rol kyç në krijimin e këtij partneriteti ndëruniversitar.
Marrëveshja parashikon zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik, zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, si dhe organizimin e aktiviteteve shkencore dhe profesionale me interes të ndërsjellë.
Nga Ambasada e Kosovës në Kroaci u theksua se diplomacia nuk ndërton vetëm ura politike, por edhe ura të dijes, shkencës dhe bashkëpunimit afatgjatë. Sipas tyre, ky partneritet do t’u shërbejë brezave të rinj dhe do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











