Muzikë
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të të Festës së Ngjyrave në Aigle, një nga festivalet më të njohura shumëkulturore në Zvicër.
Të shtunën, më 27 qershor 2026, në ora 15:15, grupi Ilirët do të ngjitet në skenë me një program të pasur folklorik, duke sjellë këngë, valle, tradita dhe kostume shqiptare përpara një publiku ndërkombëtar.
Festivali zhvillohet nga 25 deri më 27 qershor dhe bashkon artistë e komunitete nga mbarë bota në një atmosferë feste, kulture dhe miqësie.
Në mesin e dhjetëra kulturave të botës që do të prezantohen në këtë festival, prania e Ilirëve është një mundësi e çmuar për të promovuar trashëgiminë, identitetin dhe vlerat e kulturës shqiptare.
Place de la Planchette, Aigle
Hyrja e lirë
Ejani të mbështesim Ilirët dhe të promovojmë së bashku kulturën shqiptare!



E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










