Lajme
Marigona dhe Irena Toma sjellin ekspozitën e tyre në Frankfurt më 26 qershor
Marigona dhe Irena Toma prezantojnë ekspozitën "AugenBlicke und Emotionen in Farbe", një ndërthurje e traditës shqiptare me artin bashkëkohor
Artistet shqiptare, Marigona dhe Irena Toma, do të prezantojnë krijimtarinë e tyre në ekspozitën e përbashkët “AugenBlicke und Emotionen in Farbe” (Shikime dhe Emocione në Ngjyra), e cila do të hapet më 26 qershor në Frankfurt të Gjermanisë, shkruan albinfo.ch.

Ekspozita sjell para publikut një dialog artistik mes traditës dhe bashkëkohores, ku përmes ngjyrës, emocionit dhe formave të ndryshme të shprehjes artistike pasqyrohen identiteti, kujtesa dhe përjetimet njerëzore.

Të frymëzuara nga kultura shqiptare, artistet synojnë të prezantojnë vepra që ndërthurin rrënjët kulturore me qasje moderne, duke e sjellë trashëgiminë shqiptare në një kontekst bashkëkohor.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 26 qershori deri më 11 shtator 2026, ndërsa vernisazhi do të mbahet më 26 qershor, nga ora 14:00 deri në 17:00, në ambientet e Landgericht Frankfurt am Main, në restorantin e institucionit (Ndërtesa E, kati përdhes), në adresën Gerichtsstraße 2, 60313 Frankfurt am Main.

Organizatorët kanë ftuar artdashësit dhe publikun e gjerë të bëhen pjesë e këtij udhëtimi artistik, i cili synon të ndërtojë ura mes kulturave përmes artit. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













