Sporte Luftarake

Berlin: Arijan Topallaj mposhti çekun Jan Stanovsky

Luftëtari shqiptar i arteve marciale të përziera, Arijan Topallaj ka mposhtur luftëtarin çek Jan Stanovsky, në një përballje e cila u zhvillua në Berlin të Gjermanisë, duke arritur kështu fitore të madhe në karrierën e tij.

Përballja ndërmjet tyre zgjati deri në raundin e dytë teksa në këtë pjesë të meçit, sportisti shqiptar i njohur me nofkën “The Albanian Eagle” arriti ta detyrojë kundërshtarin e tij çek që të dorëzohej, pasi aplikoi me sukses një teknikë shtrëngimi të njohur si “submission”, transmeton albinfo.ch.

Ndryshe, rrugëtimi i tij profesionist tashmë regjistron një bilanc prej 10 fitoresh, 2 humbjesh dhe një barazimi, duke konfirmuar formën e tij të mirë sportive.