Bota
Bezos: Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga IA
“Shumë njerëz kanë frikë se, IA-ja do t’i bëjë njerëzit të panevojshëm. Unë nuk jam aspak dakord me këtë. Në fakt, mendoj se IA-ja do të krijojë më shumë vende pune”, tha Jeff Bezos
Inteligjenca artificiale nuk do të çojë në zhdukjen e vendeve të punës, por përkundrazi do të rrisë nevojën për fuqi punëtore, tha themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos, gjatë një konference në Paris, shkruan BBC.
Duke iu përgjigjur shqetësimeve në rritje se IA-ja mund të zëvendësojë një pjesë të madhe të punonjësve, Bezos mbajti një qëndrim optimist, duke argumentuar se teknologjia do të hapë mundësi të reja dhe do të rrisë kërkesën për punë njerëzore.
“Shumë njerëz kanë frikë se, IA-ja do t’i bëjë njerëzit të panevojshëm. Unë nuk jam aspak dakord me këtë. Në fakt, mendoj se IA-ja do të krijojë më shumë vende pune”, tha ai, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, zhvillimi i inteligjencës artificiale nuk është i kufizuar nga ambicia njerëzore, por nga pengesat që teknologjia mund të ndihmojë të tejkalohen.
Bezos foli edhe për sipërmarrjen e tij të re në fushën e IA-së, “Prometheus” një startup i profilit të lartë i inteligjencës artificiale, që synon të përshpejtojë prodhimin industrial – një sektor gjithnjë e më i automatizuar.
Megjithatë, jo të gjithë kanë të njëjtin optimizëm. Sindikata britanike “Kongresi i Sindikatave” ka paralajmëruar se IA-ja mund të sjellë një “përsëritje të katastrofës së de-industrializimit”, ku fitimet rriten për aksionarët, ndërsa vendet e punës zhduken ose degradohen.
Në të njëjtën kohë, organizata pranon se inteligjenca artificiale mund të sjellë përfitime të mëdha, nëse zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe punonjësit ndajnë përfitimet e produktivitetit.
Gjatë konferencës, Bezos prezantoi edhe vizionin e tij afatgjatë, për eksplorimin e hapësirës, duke e përshkruar atë si një mjedis “me mungesë furnizimi, jo mungesë kërkese”.
Sipas tij, Hëna mund të shërbejë si pikënisje për zgjerimin e njerëzimit përtej Tokës, falë afërsisë dhe burimeve të saj natyrore.
“Po shkojmë në Hënë për të qëndruar, jo vetëm për ta vizituar”, tha Bezos, duke shtuar se teknologji si elektroliza, mund të lejojnë përdorimin e burimeve hënore për furnizimin e raketave dhe krijimin e një pranie të përhershme jashtë Tokës.
Ai gjithashtu komentoi një incident të fundit me kompaninë e tij hapësinore “Blue Origin”, ku një raketë “New Glenn” pa ekuipazh shpërtheu gjatë një testi në Florida.
Sipas Bezos, ngjarja ishte një “goditje e rëndë”, por edhe një mundësi mësimi për ekipin. “Blue Origin” po garon për një rol kryesor, në fluturimet në hapësirë dhe eksplorimin hënor, në konkurrencë të drejtpërdrejtë me “SpaceX” të Elon Musk.
Në panairin teknologjik në Paris u prezantuan gjithashtu zhvillimet më të fundit në robotikë, përfshirë robotë humanoidë dhe teknologji që lejojnë ndërveprimin me makina përmes sinjaleve të trurit, duke sinjalizuar një të ardhme, ku inteligjenca artificiale dhe robotika ndërthuren gjithnjë e më shumë me jetën e përditshme.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












