Botërori 2026
Turqia eliminohet nga Botërori, Paraguai ia mbyll dyert e kualifikimit
Turqia jashtë Botërorit, Paraguai fiton duelin vendimtar
Kombëtarja e Turqisë i ka dhënë fund aventurës në Kupën e Botës 2026, pasi u mposht me rezultat minimal 1-0 nga Paraguai në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve, përcjell albinfo.ch.
Skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella nuk arriti të rikuperohej pas humbjes së parë dhe mbeti pa asnjë mundësi për të siguruar kalimin në fazën tjetër të garës.
Paraguai e zgjidhi ndeshjen që në minutën e dytë, kur Galarza realizoi golin e vetëm të takimit. Edhe pse turqit tentuan të reagojnë gjatë pjesës tjetër të ndeshjes, mungesa e efikasitetit para portës u kushtoi shtrenjtë.
Ekipi jug-amerikan luajti gjithë pjesën e dytë me një futbollist më pak, pasi Almiron u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së sistemit VAR, por arriti ta ruajë epërsinë deri në vërshëllimën e fundit.
Me këtë humbje, Turqia eliminohet zyrtarisht nga Botërori 2026, ndërsa Paraguai mban gjallë shpresat për kualifikim në fazën eliminatore./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











