Vajza 16-vjeçare, e cila u lëndua rëndë gjatë motit të keq që goditi Cyrihun të premten në mbrëmje, vazhdon të jetë në gjendje kritike në spital, transmeton albinfo.ch.
Sipas Policisë së Qytetit të Cyrihut, adoleshentja u godit nga një degë peme që u shkëput si pasojë e stuhisë në Distriktin 8. Ajo pësoi lëndime të rënda në kokë dhe në shpatull.
Pas ndihmës së parë të ofruar nga ekipet e urgjencës, 16-vjeçarja u dërgua me urgjencë në spital, ku po trajtohet intensivisht.
Të shtunën në mëngjes, policia konfirmoi se gjendja e saj mbetet kritike dhe se ajo vazhdon të luftojë për jetën. Autoritetet njoftuan gjithashtu se hetimet për rrethanat e incidentit janë ende në zhvillim, ndërsa mjekët po vazhdojnë trajtimin dhe vlerësimin e plotë të gjendjes së saj. /Albinfo.ch