Botërori 2026
Zlatan Ibrahimovic kritikon Granit Xhakën: Duhej t’ia linte penalltinë talentit të ri për hat-trick
“Mos më fol për lidership” – Ibrahimovic kritika të ashpra ndaj Granit Xhakës pas ndeshjes me Bosnjën
Legjenda suedeze vlerësoi talentin e ri Manzambi, duke thënë se kapiteni i Zvicrës duhej t’ia linte penalltinë për të kompletuar hat-trickun ndaj Bosnjë-Hercegovinës, transmeton albinfo.ch.
Ish-sulmuesi i njohur suedez, Zlatan Ibrahimovic, ka kritikuar kapitenin e Zvicrës, Granit Xhakën, për vendimin e tij që të ekzekutonte vetë penalltinë në ndeshjen ndaj Bosnjë-Hercegovinës, në vend që t’ia linte talentit të ri Manzambi, i cili ishte vetëm një gol larg realizimit të hat-trickut.
Në një deklaratë që ka ngjallur debat në opinionin sportiv, Ibrahimovic tha se veprime të tilla tregojnë më shumë për një lider sesa vetë shiriti i kapitenit.
“Nuk i kuptoj disa futbollistë. Flasin çdo ditë për familjen, shpirtin e ekipit dhe lidershipin, por kur një djalosh është një gol larg hat-trickut, papritur të gjitha këto harrohen sapo akordohet një penallti”, u shpreh Ibrahimovic.
Ai theksoi se Xhaka është një futbollist me përvojë të madhe dhe një figurë e rëndësishme e kombëtares zvicerane, por pikërisht për këtë arsye mendon se duhej të kishte vepruar ndryshe.
“Xhaka është një emër i madh dhe një kapiten me përvojë, por pikërisht për këtë arsye duhej t’ia jepte topin Manzambit. Askush nuk e mban mend një veteran që shënon një tjetër penallti. Njerëzit mbajnë mend një talent të ri që prezantohet para botës me një hat-trick”, deklaroi ai.
Ibrahimovic shkoi edhe më tej, duke thënë se lidershipi i vërtetë matet me veprime konkrete dhe jo me fjalë.
“Për mua është e thjeshtë: nëse je tashmë i konfirmuar dhe ia mohon një lojtari të ri mundësinë për një hat-trick, atëherë mos më fol për lidership. Më trego veprimet, jo shiritin e kapitenit”, përfundoi legjenda suedeze.
Deklaratat e Ibrahimovicit pritet të nxisin diskutime të shumta mes tifozëve dhe analistëve, ndërsa vetë Xhaka ende nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre komenteve./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











