Botërori 2026
Xhaka e “vulos” fitoren e Zvicrës ndaj Bosnje e Hercegovinës
Zvicra ka shënuar një fitore të thellë 4:1 ndaj Bosnje e Hercegovinës në ndeshjen e fazës së grupeve të Botërorit, në një përballje ku dominoi pjesën më të madhe të lojës.
Ndeshja u zhbllokua nga Zvicra, me Vargas dhe Manzambi që udhëhoqën sulmin zviceran. Të dy lojtarët kontribuuan me gola, duke i dhënë epërsinë e qartë skuadrës së tyre gjatë pjesës kryesore të takimit.
Në fund të ndeshjes, Bosnje e Hercegovina arriti të shënojë golin e nderit, duke ngushtuar përkohësisht rezultatin në 3:1.
Megjithatë, Zvicra reagoi shpejt dhe në minutat e fundit fitoi një penallti, të cilën e shndërroi në gol Granit Xhaka, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4:1.
Për Zvicrën, Ardon Jashari u aktivizua nga stoli, ndërsa skuadra në përgjithësi kontrolloi ritmin dhe posedimin e lojës gjatë gjithë ndeshjes, transmeton albinfo.ch.
Gjatë transmetimit u përmend edhe mungesa e Xherdan Shaqiri, i cili vazhdon të mbetet një emër i rëndësishëm për repartin ofensiv të Zvicrës.
Zvicra e mbylli ndeshjen me një paraqitje bindëse dhe tre pikë të plota në grup.
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin











