Lajme
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran
Mesatarja është 63% më shumë. Me diferencën në varësi të vendit të banimit, kjo mund të çojë në kosto shtesë prej mbi 8,000 frangash
Dallimet në bazë të nacionalitetit, në pagesën vjetore të sigurimit për automjetin në Zvicër janë prej vitesh në fokus të shërbimeve krahasuese të çmimeve dhe portaleve që merren me këtë problematikë.
Në pothuaj të gjitha analizat e publikuara viteve të fundit, shtetasit e Kosovës, sidomos ata të moshës së re, rezultojnë si më të dëmtuarit në këtë kontekst, shkruan albinfo.ch. Pas tyre, zakonisht vijnë me radhë shtetasit e vendeve të tjera ballkanike, turqit etj.
Kështu ndodh edhe në analizën më të re, të publikuar nga portali krahasues Bonus.ch. “Në varësi të moshës, përkatësisë shtetërore dhe vendit të banimit, diferenca në çmim për një prim sigurimi makine mund të kalojë deri në 8,000 franga zvicerane në vit”. Ky është përfundimi i një analize të publikuar të enjten nga portali i përmendur.
Vetëm përkatësia kombëtare (shtetërore) përbën mbi 5,000 franga të diferencës midis primit më të lirë dhe atij më të shtrenjtë. Diferenca arrin në rreth 2,500 franga në varësi të moshës, dhe shtohen edhe 500 franga të tjera në varësi të vendit të banimit.
Konkretisht: një shofer i ri 18 vjeç paguan, mesatarisht, 155 për qind më shumë se një shofer më i vjetër 70 vjeç për të njëjtën mbulim dhe me të njëjtin sigurues. Për sigurimin gjithëpërfshirës (Vollkasko), diferenca mund të jetë deri në 2,513 franga, shkruan sda. Për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta, diferenca është edhe më e theksuar.
Megjithatë, kombësia ka një ndikim edhe më të madh sesa mosha: Mesatarisht, një shofer 18-vjeçar me leje qëndrimi C dhe origjinë kosovare paguan 63 për qind më shumë se një shtetas zviceran i së njëjtës moshë, transmeton albinfo.ch.
Me sigurim gjithëpërfshirës nga i njëjti sigurues, kjo rezulton në një diferencë prej 5,000 frangash zvicerane. E kombinuar me diferencën e mundshme në varësi të vendit të banimit, kjo mund të çojë në kosto shtesë prej mbi 8,000 frangash zvicerane.
Për këtë shembull ekstrem, Bonus.ch krahason primin e një shoferi të ri me shtetësi kosovare që jeton në Lugano me primin e një mbajtësi zviceran 30 vjeçar të polisës, i cili banon në Köniz (Bernë), përcjell albinfo.ch. Diferenca me ofruesin që ofron kushtet më ekstreme, për një model automjeti “paksa sportiv”, arriti në 8,072 franga zvicerane.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












