Botërori 2026
Austriakët kurdisin zilen e orës në 6 të mengjesit, kombëtarja nis të mërkurën rrugëtimin në Botëror
Austriakët tashme ka kurdisur zilen e orës në 6 të mëngjesit. Jo për të shkuar në punë dhe as për në shkollë, por për të përcjell kombëtarën e tyre e cila fillon ndeshjen e parë në kampionatin botëror.
Edhe pak orë kanë mbetur, kur pas 28 vitesh,kombëtarja e Austrisë, do të rikthehet në fushën e Kupës së Botës. Në ndeshjen e tyre hapëse të Grupit J, skuadra kombëtare austriake do të përballet me Jordanin, debutuese e Kupës së Botës, Ndeshja do të zhvillohet të mërkurën herët në Santa Clara, me fillim në orën 6:00 të mëngjesit.
Një fitore ndaj Jordanisë do të përfaqësonte një hap të rëndësishëm drejt raundit të 32-shave, madje edhe para ndeshjeve të tjera të Grupit J kundër Argjentinës dhe Algjerisë
Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, po përjeton debutimin e tij personal në Kupën e Botës dhe po mundohet të sjell lojtarët më të përgatitur në fushë.l, shkruan albinfo.at.
Me një renditje botërore prej 25 vendesh, Austria hyn në këtë ndeshje si favorite e qartë, pasi ka fituar të tre ndeshjet e saj ndërkombëtare këtë vit. Megjithatë, Rangnick paralajmëron të mos nënvlerësohet kundërshtari. “Jordania është gjithçka përveçse një kundërshtar i lehtë, i pakrahasueshëm me San Marinon”, tha trajneri i Austrisë duke shtuar:
“E dimë rëndësinë e kësaj ndeshjeje, se është vendimtare, dhe pikërisht kështu do t’i qasemi”, tha trajneri Ralf Rangnick për mediat austriake.
Ndër pyetjet që mbeten për formacionin titullar të Austrisë është se kush do ta zëvendësojë të dëmtuarin Christoph Baumgartner. Carney Chukwuemeka, Paul Wanner dhe Sasa Kalajdzic konsiderohen kandidatë. Ky i fundit ka qenë në formë të shkëlqyer gjatë seancave stërvitore të ekipit kombëtar austriak dhe për këtë arsye ka të ngjarë të jetë një kandidat për rolin e sulmuesit.
Ndeshjen mes Austrisë dhe Jordanisë sipas biletave të shitura, pritet ta përcjellin rreth 65 mijë shikues
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin












