Botërori 2026
6 gabime që mund t’ju kushtojnë gjatë Botërorit, nga birra mbi tifozët deri te urinimi në publik
Çfarë nuk duhet të bëni gjatë Botërorit? Ja pasojat që mund t’ju presin
Festimet gjatë Kupës së Botës mund të sjellin telashe ligjore ose financiare. Një revistë zvicerane shpjegon situatat më të zakonshme që tifozët duhet t’i shmangin, përcjell albinfo.ch.
Atmosfera e Botërorit sjell emocione të mëdha, por edhe situata që mund të përfundojnë me gjoba, probleme në punë apo madje procedura ligjore. Revista zvicerane “Beobachter” ka përmbledhur disa nga rastet më të zakonshme që mund t’u ndodhin tifozëve të futbollit.
Mungesa në punë pas festimeve
Nëse një tifoz feston aq shumë sa të mos jetë në gjendje të paraqitet në punë ditën tjetër, ai nuk rrezikon shkarkim të menjëhershëm. Megjithatë, mungesa e shkaktuar nga sjellja personale mund të çojë në masa disiplinore apo edhe largim të rregullt nga puna. Për më tepër, punonjësi nuk ka të drejtë page për ditën e humbur.
Birra mbi tifozin tjetër mund të sjellë pasoja
Hedhja e birrës mbi një person gjatë një transmetimi publik mund të konsiderohet sulm i lehtë fizik dhe, nëse pala e dëmtuar bën kallëzim, mund të hapet procedurë penale. Edhe spërkatja me ujë është dënuar në raste të caktuara nga gjykatat zvicerane.
Këndimi i gabuar i himnit nuk është vepër penale
Nëse dikush e këndon qëllimisht gabim himnin kombëtar për të provokuar tifozët e ekipit kundërshtar, kjo nuk konsiderohet vepër penale. Ligjet kundër diskriminimit mbrojnë racën, etninë, fenë dhe orientimin seksual, por jo kombësinë në vetvete.
Vonesa e transmetimit televiziv
Shikuesit që ankohen se transmetimi i tyre televiziv vonohet disa sekonda krahasuar me ekranet e lokaleve nuk kanë automatikisht të drejtë për kompensim. Kjo do të ishte e mundur vetëm nëse ofruesi i shërbimit ka premtuar shprehimisht cilësi ose shpejtësi të caktuar.
Humbja e vendeve të rezervuara për shkak të trenit
Pasagjerët që mbërrijnë me vonesë për shkak të problemeve në transport mund të marrin kompensim për biletën e trenit, por jo për zhgënjimin e humbjes së ndeshjes apo vendeve të rezervuara. Përjashtim bëjnë rastet kur ekziston një dëm financiar i drejtpërdrejtë dhe përgjegjësia e kompanisë së transportit është e provuar.
Urinimi në publik mund të kushtojë shtrenjtë
Edhe pse nuk është i ndaluar në nivel federal në Zvicër, shumica e komunave kanë rregulla që ndalojnë urinimin në vende publike. Gjobat ndryshojnë sipas qytetit dhe mund të arrijnë deri në 140 franga./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












