Botërori 2026

Kritikohet Zvicra pas barazimit, notë kaluese merr Xhaka

Pas barazimit zhgënjyes 1:1 ndaj Katarit në ndeshjen e parë të Botërorit 2026, media zvicerane 20 Minuten ka publikuar vlerësimet e lojtarëve të kombëtares, ku plot pesë futbollistë morën nota nën nivelin e pranueshëm.

Më i kritikuari ishte mbrojtësi qendror Nico Elvedi, i cili u vlerësua si një nga lojtarët më të dobët në fushë. Sipas analizës, ai pati vështirësi në duelet individuale dhe nuk arriti të kontrollonte sulmet e Katarit, veçanërisht në aksionin që solli golin e barazimit.

Edhe Manuel Akanji kishte notë të dobët, me 3, kurse Granit Xhaka me 3.5

Edhe disa lojtarë të repartit ofensiv morën nota të ulëta për shkak të mungesës së efikasitetit para portës. Zvicra krijoi raste të mjaftueshme për të siguruar fitoren, por shpërdoroi mundësi të shumta dhe u ndëshkua në minutat e fundit.

Ndër lojtarët që morën vlerësime më pozitive ishin kapiteni Granit Xhaka dhe portieri Gregor Kobel, të cilët konsiderohen ndër të paktët që ruajtën nivel të qëndrueshëm gjatë takimit.

Në mediat zvicerane po shtohen kritikat se ekipi nuk po shfaq formën dhe organizimin që kishte premtuar para fillimit të turneut, ndërsa deklaratat e fundit të Xhakës dhe kritikave të Blerim Xhemailit kanë nxjerrë në pah nevojën për reagim të menjëhershëm brenda skuadrës.

https://www.20min.ch/story/noten-zum-wm-startspiel-fuenf-nati-spieler-ungenuegend-abwehrstar-faellt-durch-103582100