Lajme
Aktori me origjinë shqiptare Dashmir Ristemi në rolin kryesor të filmit të ri zviceran “Von dem, was bleibt”
Më 18 qershor nis shfaqjen në kinematë e Zvicrës gjermanishtfolëse filmi i ri zviceran “Von dem, was bleibt” (“Nga ajo që mbetet”), me regji të regjisores nga Cyrihu, Lisa Blatter. Filmi është prezantuar tashmë në festivale të njohura ndërkombëtare dhe tani vjen për publikun e gjerë në kinematë zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Në qendër të historisë janë Selma (Carla Juri) dhe Nori (Dashmir Ristemi), një çift që pret fëmijën e tyre të parë. Pas një nate misterioze, Nori zgjohet i lënduar dhe pa asnjë kujtim për orët e fundit. Amnezia e pashpjegueshme dhe një humbje e rëndë vënë në provë marrëdhënien e tyre, duke e çuar çiftin përballë sfidave të mëdha emocionale.
Filmi është veçanërisht interesant edhe për komunitetin shqiptar në Zvicër, pasi rolin kryesor mashkullor e interpreton aktori Dashmir Ristemi, i cili ka prejardhje shqiptare. Po ashtu, edhe familja e personazhit që ai luan në film është shqiptare, duke sjellë në ekran elemente të identitetit dhe kulturës shqiptare në kuadër të një produksioni zviceran.
Premierat e filmit me praninë e regjisores dhe aktorëve do të zhvillohen më 16 qershor në kinemanë FFA në Aarau, më 17 qershor në kinemanë Riffraff në Cyrih dhe më 18 qershor në kinemanë Rex në Bernë.
Sipas producentëve, janë të mundshme edhe intervista me aktorin Dashmir Ristemi dhe regjisoren Lisa Blatter. Gjithashtu, janë në dispozicion materiale promocionale dhe fotografi nga filmi.
“Von dem, was bleibt” pritet të tërheqë vëmendjen e publikut jo vetëm për temën e tij dramatike dhe emocionuese, por edhe për përfshirjen e komunitetit shqiptar në një prodhim të rëndësishëm të kinematografisë zvicerane.
Biletat: https://www.riffraff-houdini.ch/de-ch/film/von-dem-was-bleibt.html
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













