Botërori 2026
Sot fillon Botërori më i veçantë në histori
Ky po ashtu është Botërori i parë që organizohet në tri shtete të ndryshme
Gati tetë vjet prej kur SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika u caktuan organizatore të Botërorit 2026 në futboll, shfaqja globale e shumë rekordeve fillon të enjten mbrëma.
Ndërsa emocionet arrijnë kulmin në të gjithë globin, Meksika e gjen veten në qendër të vëmendjes. “El Tri” do të mbajë shpresat e një vendi të tërë kur të përballet me Afrikën e Jugut në ndeshjen hapëse, sonte nga ora 21:00, transmeton albinfo.ch.
Në Botërorin e kaluar ishin 64 ndeshje e 32 përfaqësuese, tash 48. Ky po ashtu është Botërori i parë që organizohet në tri shtete të ndryshme.
Ka pasur zhvillime të shumta në prag të Botërorit, pozitive e negative. Por prej të enjtes mbrëma shpresohet se fokusi kryesor do të jetë te futbolli dhe në shfaqjen e përfaqësueseve në fushën e lojës. Ka pasur zhvillime rreth Iranit dhe pjesëmarrjes së saj, ndërsa bujë bëri edhe refuzimi i hyrjes për gjyqtarin nga Somalia. Temperaturat e larta janë brenga kryesore e trajnerëve e lojtarëve, ndërsa çmimi i lartë i biletave është çështje tjetër shumë e diskutuar.
Shumë rekorde pritet të vendosen në Botërorin që zhvillohet deri më 19 korrik. Asnjëherë Botërori nuk ka zgjatur kaq shumë. Në fazën grupore mund të ketë ndeshje që nuk do të shikohen shumë. Por situata do të ndryshojë prej fazës së dytë, ndonëse edhe faza grupore ofron top-ndeshje.
Superyje si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe, Vinicius Junior e shumë e shumë të tjerë kërkojnë shkëlqimin në skenën më të madhe. Përfaqësueset tradicionale – Argjentina, Brazili, Spanja, Franca, Anglia – vlerësohen pretendente për trofeun më të çmuar në futboll. Nuk përjashtohet edhe mundësia e befasive.
Zhvillime politike dhe të sigurisë priten edhe në ditët e ardhshme. Por skena më e madhe tani është për futbollin dhe futbollistët.
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













