Lajme
Çfarë ndryshon në Zvicër nga 1 qershori? Hyn në fuqi një sërë rregullash të reja
Nga 1 qershori në Zvicër hyjnë në fuqi disa ndryshime të rëndësishme që prekin ushtrinë, azilin, kontrollet kufitare dhe tregun e punës
Autoritetet federale kanë miratuar një sërë masash të reja që synojnë modernizimin e administratës dhe rritjen e fleksibilitetit në disa sektorë kyç, transmeton albinfo.ch.
Ushtria kalon në sistem digjital
Një nga ndryshimet më të rëndësishme është heqja e librezës së shërbimit ushtarak në format letre. Nga 1 qershori, të gjitha të dhënat për personat që shërbejnë në ushtri ose mbrojtje civile do të ruhen në mënyrë digjitale. Dokumentet ekzistuese në letër do të mbeten të vlefshme si dëshmi për periudhat e mëparshme dhe duhet të ruhen deri në përfundimin e detyrimit ushtarak.
Më shumë kompetenca për autoritetet e azilit
Ndryshimet në ligjin për azilin i japin kompetenca më të gjera Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) dhe personelit të angazhuar në qendrat federale të azilit. Këto përfshijnë kontrollin e personave dhe sendeve, vendosjen e masave disiplinore dhe ndalimin e përkohshëm deri në dy orë në raste rreziku të menjëhershëm.
Kontrollet kufitare mund të rikthehen në raste emergjente
Më 12 qershor hyjnë në fuqi edhe rregullat e reja të hapësirës Schengen. Qeveria federale do të ketë të drejtën të rikthejë përkohësisht kontrollet kufitare ose të vendosë kufizime hyrjeje në aeroporte gjatë emergjencave shëndetësore, siç janë pandemitë.
Ndryshime në ushtri
Një tjetër reformë lidhet me numrin e efektivëve të ushtrisë. Në vend të një kufiri fiks, do të vendoset objektivi minimal prej të paktën 100 mijë personash të detyruar për shërbim ushtarak. Sipas autoriteteve, kjo do të garantojë që ushtria të mbetet funksionale dhe e gatshme në çdo kohë.
Më shumë transparencë në kontratat kolektive të punës
Nga 1 qershori hyjnë në fuqi edhe rregulla të reja që lejojnë punëdhënësit dhe punëmarrësit të kenë qasje falas në bilancet financiare të komisioneve paritetike të kontratave kolektive të punës. Qëllimi është rritja e transparencës mbi përdorimin e fondeve, pa ndryshuar drejtpërdrejt pagat apo kushtet e punës.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











