Lajme
A duhet të përgatitet Zvicra për një thatësirë të rëndë këtë verë?
Ekspertët theksojnë se situata mund të përkeqësohet shpejt nëse gjatë qershorit dhe korrikut mungojnë reshjet e rregullta
Pas një prej pranverave më të thata të regjistruara ndonjëherë, ekspertët paralajmërojnë se Zvicra po hyn në verë me rezerva uji më të ulëta se zakonisht dhe me rrezik të shtuar për thatësirë.
Sipas MeteoSwiss, vendi nuk ndodhet në pozicionin më të mirë për të përballuar muajt më të nxehtë të vitit, transmeton albinfo.ch.
Muaji prill ishte ndër më të thatët që nga fillimi i matjeve meteorologjike, ndërsa nivelet e lumenjve, liqeneve dhe rezervuarëve malorë janë më të ulëta se mesatarja sezonale. Në disa rajone të Alpeve dhe të Plateau-së zvicerane tashmë janë lëshuar paralajmërime për thatësirë.
Ekspertët theksojnë se situata mund të përkeqësohet shpejt nëse gjatë qershorit dhe korrikut mungojnë reshjet e rregullta. Sipas tyre, vetëm dy ose tre javë pa shi, të kombinuara me temperatura të larta, mund të krijojnë probleme serioze për bujqësinë, furnizimin me ujë dhe prodhimin e energjisë hidrike.
Ndryshimet klimatike po e bëjnë Zvicrën gjithnjë e më të ndjeshme ndaj periudhave të thata. Shkrirja e akullnajave dhe reduktimi i borës në male po zvogëlojnë rezervat natyrore të ujit që tradicionalisht ndihmonin vendin gjatë verës.
Autoritetet federale tashmë kanë vendosur një sistem kombëtar monitorimi dhe paralajmërimi për thatësirën, me qëllim që kantonet, komunat dhe qytetarët të mund të përgatiten më herët për mungesat e mundshme të ujit.
Megjithatë, meteorologët theksojnë se një thatësirë e rëndë nuk është ende e pashmangshme. Reshjet e rregullta gjatë verës mund të jenë të mjaftueshme për të shmangur një skenar të ngjashëm me verat ekstreme të viteve 2003, 2018 apo 2022.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













