Lajme
Shkolla shqipe “Scanderbeg Parma” mbyll vitin shkollor me festë dhe teatër kushtuar Skënderbeut
Nxënësit shqiptarë në Parma festuan 1 Qershorin me poezi, muzikë, kostume tradicionale dhe shfaqjen “Porosia e Fundit e Skënderbeut”
Në një atmosferë festive dhe plot emocione, Shkolla Shqipe “Scanderbeg Parma” në Itali ka shënuar përfundimin e vitit shkollor dhe Festën e 1 Qershorit, duke sjellë për nxënësit dhe familjet shqiptare një aktivitet të veçantë artistik dhe kulturor, transmeton albinfo.ch.
Pavarësisht sfidave që, sipas organizatorëve, e kanë shoqëruar këtë vit shkollor – një ndër më të vështirët në historinë e shkollës – puna dhe përkushtimi i mësuesve, nxënësve dhe prindërve nuk u ndalën, duke vazhduar misionin për ruajtjen dhe mësimin e gjuhës e kulturës shqiptare në diasporë.
Aktiviteti u përmbyll me shfaqjen teatrale “Porosia e Fundit e Skënderbeut”, me mesazhin “Bashkimi bën fuqinë”. Në skenat e realizuara në ambientet e Parkut Dukal të Parmës u interpretuan role nga personazhe historike dhe tradicionale shqiptare, mes tyre Skënderbeu, Donika, luftëtarë, zanat e malit, kovaçi dhe lajmëtari.
Shfaqja u shoqërua me duartrokitje dhe emocione nga publiku i pranishëm, ndërsa në fund drejtuesi i shkollës, Durim Lika, ftoi nxënësit dhe stafin pedagogjik në skenë për ndarjen simbolike të dëftesave për 33 nxënësit që ndoqën mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe.
Organizatorët ndanë falënderime për mësuesit, prindërit vullnetarë dhe gjithë kontribuuesit që ndihmuan në realizimin e aktivitetit, duke vlerësuar veçanërisht përkushtimin ndaj ruajtjes së identitetit shqiptar tek brezat e rinj në Itali./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike














